30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili rezulton i zhdukur prej datës 9 janar, ende nuk është gjetur nga autoritetet.
Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte një ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister.
30-vjeçari, dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars në Klos dhe ka përfunduar në lumin Mat. Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” me drejtues 24 vjeçarin Andi Losha, kur ky i fundit humbi kontrollin dhe ranë në përrua.
Karaj dyshohet të jetë marrë nga rrjedha, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërkohë Andi Losha u arrestua nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.
LEXO EDHE:
Pirro Vengu krenar për kërkimet, por trupi i të zhdukurit s’është gjetur akoma!













