Në fshatin Ndërnënas të Libofshës, argjinatura e lumit Seman është çarë nga prurjet e mëdha gjatë orëve të fundit, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.
Sot, megjithëse reshjet kanë pushuar, sipërfaqja e përmbytur mbetet ende nën ujë.
Siç raportohet niveli i ujit është stabilizuar dhe nuk po rritet më, por zona ndodhet ende në rrezik, pasi toka është e ngopur dhe lumi vazhdon të mbajë volum të lartë.
Fermerët janë shprehur për mediat se tokat e mbjella janë nën ujë dhe frika kryesore mbetet humbja e prodhimit.














