Suedia do të shpenzojë 15 miliardë korona suedeze (1.6 miliardë dollarë) për mbrojtjen ajrore, që synon kryesisht mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, tha qeveria të dielën.
Suedia, si shumica e vendeve evropiane, ka investuar shumë në mbrojtje pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, territori i gjerë i Suedisë ka mbetur i prekshëm ndaj kërcënimeve ajrore.
“Përvoja nga lufta në Ukrainë tregon qartë se sa e rëndësishme është një mbrojtje ajrore e fuqishme dhe elastike”, u tha Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson gazetarëve gjatë një konferencë për sigurinë në Suedinë veriore.
Ai tha se Suedia do të blinte sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi për të mbrojtur qytetet, urat, termocentralet dhe infrastrukturën tjetër kritike.
Të dielën, kryeministri Ulf Kristersson kritikoi “retorikën kërcënuese” të administratës amerikane kundër Groenlandës dhe Danimarkës, duke thënë se SHBA-të duhet ta falënderojnë Danimarkën që është një aleate besnike./ Reuters.














