• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Durana është përdhunim i sistemit fiskal

19:22 : 11/01/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Franklinit. “Ai tha se janë taksat dhe vdekja. Por vdekja nuk të ndodh çdo vit.”

Njerëzit i urrejnë taksat dhe sipas fuqisë që kanë bëjnë gjithçka për t’i shmangur ato. Për shembull një biznesmen i vogël mundohet të fshehë ndonjë shitje. Një biznesmen më i madh mund të korruptojë inspektorin e taksave. Ndërsa, një kryeministër ka fuqinë, që t’ia heqë taksat vetes.

Në vitin 2019, qeveria shqiptare miratoi përmes maxhorancës në Parlament një ligj, i cili ulte tatimin mbi fitimin e kompanive të IT-së, që merreshin zhvillimin e softwareve, në 5 për qind nga 15 për qind që ishte shkalla e taksimit për gjithë të tjerët. Argumenti i qeverisë për uljen e taksës ishte ai për nxitjen e sektorit dixhital, me qëllim që Shqipëria të kthehej në një vend avangard në teknologjinë e informacionit.

Por siç e pati thënë dhe i nxjeri Sandër Prosi tek Gjeneral Gramafoni; “sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull.” Arsyeja e vërtetë e uljes së taksës për kompanitë e IT-së ishte kopshti privat i Beqirbaxhanakëve. Dhe qytetarët shqiptarët po përballeshin me një plaçkitje të dyfishtë. Nga njëra anë kompanitë e IT-së grabisnin me kosto disa fish tenderat e AKSHI-t deri në pikën që sajonin 10 milionë euro çokollata dhe nga ana tjetër paguanin më pak taksa se sa punonjësit me rroga 60 mijë lekë në muaj.

Lexo edhe:

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Megjithatë çarja e sistemit tatimor u kundërshtua fuqishëm nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të specializuara. Në vitin 2022, OECD e klasifikoi uljen e tatim fitimit për kompanitë e IT-së në Shqipëri si një praktikë të dëmshme duke e klasifikuar si një mekanizëm për të shmangur taksat dhe që nuk ka asnjë përfitim për ekonominë apo qytetarët.

Pak më vonë Bashkimi Europian e kërcënoi drejtëpërdrejtë qeverinë shqiptare se nëse nuk do të hiqte privilegjin fiskal për kompanitë e teknologjisë së informacionin, Shqipëria do të futej zyrtarisht në listën e zezë të vendeve jo bashkëpunuese për regjimin fiskal.

Nuk dihet nëse ndërkombëtarët kishin rënë në erë të faktit se privilegji fiskal i IT-së ishte në fakt një ulje e taksave për kopshtin privat. Por presioni i fortë i tyre e detyroi qeverinë që në vitin 2024 të lajmëronte përmes paketës fiskale heqjen e privilegjit dhe rikthimin e shkallës 15 për qind të taksimit edhe për kompanitë e teknologjisë së informacionit duke filluar nga 1 janari i vitit 2026.

Por njerëzit i urrejnë taksat dhe bëjnë gjithçka kanë në dorë për t’i shmangur ato. Ndërkohë që lajmëroi heqjen e privilegjit fiskal, qeveria shpiku tinëzisht një zgavër tjetër tatimore për IT-në, këtë herë edhe më perverse. Kjo ishte Durana.

Përmes një ligji të posaçëm “Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore” nuk paraqiti thjesht lehtësi të reja fiskale për sektorin e IT-së, por sanksionoi një eksplozion të pastër të sistemit fiskal.Pse? Sepse aty nuk bëhet fjalë për lehtësi, por për përjashtime totale.

Shikoni një rast tipik: “Pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim të përdoruesit në park dhe i gjithë stafi i zhvilluesit përjashtohen nga të gjitha taksat”.

Në asnjë praktikë europiane nuk zbatohet e as rekomandohet përjashtimi total nga tatimet direkte mbi të ardhurat personale dhe as kontributet sociale të të punësuarve në sektorin e Kërkim Zhvillimit. Qeveritë bëjnë politika nxitëse në sektor të caktuar, përmes lehtësimeve të targetuara fiskale. Pra ka lehtësi, por asnjëherë përjashtim nga gjithçka. Ka incentiva fiskale por jo hedhje në erë të sistemit fiskal!

Por edhe një herë. Njerëzit urrejnë të paguajnë taksat. Përfshirë udhëheqësit.

Etiketa: DuranaDurana Tech ParkDurresElira kokona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

18:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

18:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës rrezik serioz për banorët

13:14 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte një ‘dhunim publik’ të shoqërisë nga Edi Rama

22:01 : 25/05/2026
AKTUALITET

I kërkojnë 1.1 mln lekë dhe i bllokojnë pensionin, drama e gruas pasi i vdiq burri

21:52 : 25/05/2026
Para

Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom