Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në lezhë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, Pjetër Dukaj dhe Kristjan Marku, janë arrestuar në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati pasi janë kapur me kanabis gati për ta shitur.
“U konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë: -në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi 22 vjeç, banues në Lezhë dhe në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.














