Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mediat që e mbështesin shpërblehen financiarisht, ndërsa kundërshtarët goditen.
Duke u ndalur te rasti i Karlo Bolinos, Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur atij një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro.
Sipas tij, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.
“Ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë.
Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon.
Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo? – tha ai.














