Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka ndërtuar një shtet privat të kontrolluar nga “kartelët e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar”.
Në intervistën e tij të katërt në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tregoi një episod nga koha kur u kthye në qeveri si zëvendëskryeministër, mes pandemisë dhe krizave ekonomike.
Ai tha se ishte vetë Rama që e kërkoi rikthimin e tij, ndërsa paralelisht e kishte caktuar të ishte “shembulli i radhës për t’u shkatërruar”.
Sipas Ahmetajt, kryeministri i ishte drejtuar me mesazhin: “Dardha e ka bishtin mbrapa”, frazë që, sipas tij, nënkuptonte planin e Ramës për ta përdorur dhe më pas eliminuar politikisht.
Arben Ahmetaj: Dhe, dhe, dhe, do t’i kthehem një moment këtij ish-kolegut se, se kam një falje për t’i kërkuar. Thotë, Dardha e ka bishtin mbrapa dhe pastaj filloi intriga dhe vjen, se ju referove te dubël standardit, në njërën anë thotë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar…
Çim Peka: Do zgjatem dhe pak këtu sepse kjo është interesante. Një ish-kolegu juaj ka SMS me kryeministrin kur i thotë…
Arben Ahmetaj: Jo, jo ish-kolegu im. Një person i tretë
Çim Peka: Ka SMS me kryeministrin, i shkruan pse e bëre zëvendëskryeministër?
Arben Ahmetaj: Një nga këta që del tek lotet, T V V K K B B L L? Po. Po.
Çim Peka: I shkruan kryeministrit pse e bëre zëvendëskryeministër?
Arben Ahmetaj: Ti na the që do ta shkrije, pse e bëre…
Çim Peka: Dhe përgjigja e kryeministrit?
Arben Ahmetaj: Dardha e ka bishtin mbrapa. Po nuk ka rëndësi më.
Çim Peka: Jo, një ka, ka rëndësi. Ju bëre kryeministër për t’ju bërë shembull, për t’ju bërë këtë që ju bëri, zëvendëskryeministër për t’ju bërë këtë që ju bëri?
Arben Ahmetaj: Edhe një herë më fal. 100%. Tashi do përmend ish-kolegun. Unë haja drekë në zyrë, që ta dish, në tryezë të punës haja drekë. E dinë të gjithë ata që kanë punuar me mua. Edhe më vjen, i kërkoj ndjesë mikut tim me Ditmirin Bushatin, kam një histori të gjatë, në fakt, edhe prezentimin e parë në Partinë Socialiste, praktikisht e kemi gati rrugëtim të përbashkët. Mendoj që i kam bërë mirë Partisë Socialiste, po siç i erdhën punët Ditmirit që dhe ai kaloi në genocid, ndoshta i kam bërë keq, e kam prezantuar jo me Partinë Socialiste, po me Edi Ramën. Dhe më thotë, është gjallë Ditmiri, nuk e di ku është tashmë. Thotë, epo, u bëre zv/kryeministër u forcove. I thashë, ore djalë, unë e di çfarë po ndodh me mua.
Unë jam në lojë shtesë, po unë këtu nuk jam për kreun e organizatës. Unë u bëra, hyra nga e para sërish në qeveri për qytetarët që ishin në rrugë. Unë e di çfarë rruge kam. Unë e di çfarë po ndodh. Dhe ma ka kujtuar në Shqipëri kur ika nga zëvendëskryeministër. Dhe e dyta i kërkoj të falur. Unë dy të falura kam përpara shqiptarëve, kam shumë, në raport me gjithë gjënë. Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? I thashë, u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën time të vogël aty, ministër Shteti, e ka thënë, të lutem, bëje se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë. Po, le t’i mohojë sa të dojë.
Çim Peka: Kush të ka ardhur në zyrë? Rama?
Arben Ahmetaj: Kreu i organizatës.
Çim Peka: Tek zyra jote e vogël?
Arben Ahmetaj: Te zyra e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirin se më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. A kam pranuar? Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por, ndër vite pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve.
Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Kur ju thoni s’ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjithë të këqijave në atë vend. Që nga deformimi i ekonomisë, që nga deformimi social, që nga deformimi kulturor, që nga deformimi politik, ë, që nga emigracioni. A e di, ka ardhur koha aty që të dëgjosh, është jashtë mode që të mos të kesh ndonjë në krah, ndonjë kartel droge ose mos të merresh me drogë, për ta ndisur vendin, sepse kjo, kjo është Shqipëria e gjithë neve? Jo mo, nuk është kjo Shqipëria ime. Kjo Shqipëri i përket Edi Ramës. Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës.














