Situata e përmbytjeve në Berat është rënduar ndjeshëm këtë të enjte.
Sipas informacioneve, në bashkinë Berat, për shkak të prurjeve të mëdha ujore, është dëmtuar një pjesë e argjinaturës në fshatin Velabisht, si dhe skarpati i rrugës pranë urës së fshatit Bilçë.
Janë përmbytur rreth 230 hektarë tokë bujqësore në Njësitë Administrative Velabisht dhe Otllak.
Uji ka depërtuar në 4 banesa, si dhe në një kopsht fëmijësh dhe një qendër shëndetësore në Otllak. Gjithashtu janë përmbytur 7 stalla bagëtish dhe rreth 8 hektarë sera.
Në bashkinë Dimal, janë raportuar përmbytje në 15 banesa në lagjet Dafina dhe Gur i Bardhë, si dhe përmbytja e shkollës “Muhamer Janina”.
Janë përmbytur gjithashtu toka bujqësore në fshatin Çiflik si dhe janë evakkuar rreth 6 familje.














