• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale

18:16 : 07/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prej ditës së djeshme, Shqipëria është zhytur nën reshje të dendura shiu dhe një valë përmbytjesh që ka prekur pothuajse çdo qark të vendit. Shtëpi nën ujë, toka të dëmtuara, qindra njerëz të evakuuar dhe rrugë të pakalueshme janë realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve.

Ndërsa situata në terren është e zymtë dhe dramatike, rrjetet sociale kanë shpërthyer me një fenomen tjetër po aq të fortë sa reshjet: politikanët me çizme, xhupa dhe foto për rrjetet sociale.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, në një postim publik, këshilloi qytetarët të shmangnin lëvizjet e panevojshme. Mes këshillave “qëndroni në shtëpi” vlen të kujtohet se është mesjavë, njerëzit punojnë, fëmijët shkojnë në shkollë, dhe jeta nuk ndalon.

Ndërkohë, disa prej përfaqësuesve të qeverisë kanë zgjedhur versionin klasik të emergjencave: çizmet e larta, terreni dhe pozat heroike.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari vizitoi burgun e Durrësit  kati i parë i të cilit u përmbyt ndërsa pamjet e “ndihmave” të ministrit për të burgosurit nuk munguan.

Lexo edhe:

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako shfaqën praninë e tyre pranë të prekurve, duke siguruar edhe foto të radhës për rrjetet sociale.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe pemë

Në Shkodër, prefektja Holta Duda është në terren në Obot, zonë ku përmbytjet janë bërë pjesë e jetës sezonale.

Përmbytjet në Obot/ Prefektja Duda: Prania e ujit në rrugë
Por përballë këtyre daljesh simbolike, qytetarët pyesin me të drejtë: “Ç’vlerë kanë fotot, kur dëmshpërblimet e përmbytjeve të mëparshme nuk kanë ardhur kurrë?”

Ndërkohë kryeministri Edi Rama filloi ditën me një status ironik ndaj kritikëve, duke i kujtuar qytetarëve se as Italia, as Greqia, as Mali i Zi nuk fajësojnë qeveritë e tyre për reshjet. Postim që risjell në mend episodet e verës, kur tymi i zjarreve mbushi vendin dhe flota shqiptare e emergjencave varej nga ndihma e fqinjëve.

Por partia demokratike nuk ka mbetur pas. Pas show-t të deputetit Josa Hysaj me çizme dhe uniformë kamuflazhi, stafeta e pozimeve në baltë kaloi tek Klevis Balliu.

Whatsapp Image 2026 01 07 At 15 Sd

Ndërkohë, ndërsa banorët përballen me dëmet dhe përmbytjet në çdo cep të vendit, situata duket se nuk do të qetësohet menjëherë. Parashikimet meteorologjike tregojnë se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme, duke rritur rrezikun në disa nga zonat tashmë të goditura.

Situata në vend:

DURRËS

Qarku i Durrësit është një nga më të goditurit nga reshjet. Janë raportuar 953 banesa të mbushura me ujë në zonat ish-Kënetë, Shkozet, Plazh, Manëz dhe Rrashbull. 160 persona janë evakuuar dhe strehuar në godina shtetërore. 337 biznese kanë raportuar dëme nga uji që ka depërtuar në ambientet e tyre. Në burgun e Durrësit, kati i parë është përmbytur dhe lëvizja e stafit është bërë me gomone. Mbi 100 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë si pasojë e kanaleve të bllokuara dhe mungesës së drenazhimit.

VLORË

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e Mifolit, ku niveli i ujit arriti deri në 8 metra. Rreth 40 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa 13 familje pranë lumit janë evakuuar preventivisht dhe 14 të tjera mbeten të rrezikuara. Në Selenicë, rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë shembjen e rrugës dhe shkatërrimin e dy banesave në fshatin Vajzë. Situata mbetet e paqëndrueshme pasi prurjet pritet të vazhdojnë.

LEZHË – KURBIN

Në Lezhë dhe Kurbin janë të përmbytura rreth 3100 hektarë tokë bujqësore. Janë të paktën 150 banesa të rrethuara nga uji, ndërsa 8 familje janë evakuuar. Banorët e Laçit, Mamurrasit dhe Gjormit raportojnë dëme të mëdha në fermat bujqësore dhe blegtorale, ndërsa një pjesë e rrugëve rurale mbetet e pakalueshme. Në Kurbin ka pasur protesta dhe bllokim të rrugës nacionale për shkak të përsëritjes së përmbytjeve dhe mungesës së pastrimit të kanaleve.

KORÇË – POGRADEC

Në qarkun e Korçës situata është përkeqësuar kryesisht në Pogradec. Në fshatin Rëmenj, lumi ka dalë nga shtrati duke hyrë në banesa dhe oborre. Në Dardhas është çarë një segment rrugor nga rrëshqitja e dherave dhe është rrezikuar edhe zona e varrezave. Prezencë uji është raportuar në fshatrat Çiflig, Shamoll dhe Denas, ku disa shtëpi ndodhen nën ujë. Argjinatura e përroit Oshtica ka çarje, ndërsa prurjet e lumit Dunavec janë rritur ndjeshëm.

ELBASAN

Në Elbasan janë raportuar të paktën pesë banesa të përmbytura në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Situata është e rënduar edhe në Jagodinë dhe Muriqan, ku toka bujqësore dhe oborret janë nën ujë dhe banorët thonë se uji ka hyrë në mjediset e brendshme. Shkaku kryesor i përmbytjeve sipas komunitetit është mospastrimi i kanaleve kulluese, të cilat kanë dalë jashtë funksionit. Përmbytje parcellash bujqësore ka edhe në Gjergjan, Belsh dhe Cërrik.

GJIROKASTËR

Reshjet kanë shkaktuar bllokim rrugësh, rrëshqitje dherash dhe dëme në bizneset e Gjirokastrës. Në lagjen “18 Shtatori”, rreth 70 njësi tregtare kanë pësuar dëme nga uji dhe inertet e mbledhura. Në disa lagje të sipërme të qytetit rrëshqitjet e kodrës kanë bllokuar aksesin e automjeteve. Disa rrugë rurale dhe segmente drejt Lazaratit dhe Valares janë të bllokuara ose të vështirë për qarkullim.

DIBËR

Në qarkun Dibër, rreshqitjet e dherave kanë goditur aksin Burrel–Rrëshen, ku një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës, duke vështirësuar qarkullimin. Ka raportime për shembje të skarpatave dhe ngushtim të rrugës vetëm në një korsitë lëvizjeje. Edhe rrugët e brendshme të disa fshatrave janë bllokuar përkohësisht nga rrëshqitjet dhe materiali i sjellë nga shpatet.

KUKËS

Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje dhe dëmtime të urave dhe rrugëve rurale, sidomos në Grykën e Vanave dhe njësitë Zapod dhe Shishtavec. Ura e Orgjostit është dëmtuar dhe rrezikon të izolojë mbi 1000 banorë. Në dy shkolla është pezulluar mësimi. Disa zona malore janë pa energji elektrike për shkak të defekteve të rrjetit. Në Cërnalevë dhe Oreshkë, rrugët rurale mbeten të pakalueshme deri në ndërhyrjet e mjeteve të rënda./ Boldnews.al

Etiketa: Emiriana Sakomoti i keqpermbytjePirro VënguShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026
SPORT

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026
SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
Para

U përfol për kryeministre teknike, Lea Ypi njofton largimin nga Shqipëria

TË GJITHA

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş