SHBA-të kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një tjetër cisternë të madhe nafte pranë brigjeve të Venezuelës.
Tankeri i naftës Marinera është siguruar dhe është nën monitorimin e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan, raportojnë mediat e huaja.
Sipas raportimeve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare udhëhoqi operacionin me mbështetjen e ushtrisë amerikane.
Kujtojmë se anija cisternë Marinera është vënë në shënjestër të Rojave Bregdetare të Shteteve të Bashkuara që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump filloi fushatën e tij të presionit kundër Venezuelës.
Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë dhe prodhon rreth 1 milion fuçi në ditë. Por sanksionet e ashpra të SHBA-së e kanë nxjerrë vendin jashtë tregjeve ndërkombëtare, duke e detyruar të shesë shumicën e naftës me çmim të ulët, kryesisht drejt Kinës.
Megjithatë, pavarësisht presionit amerikan, eksportet e naftës së Venezuelës janë rritur këtë vit.














