Një 39-vjeçar nga Kosova u arrestua në pikën kufitare të Morinës, në hyrje të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet lituaneze.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Vilniusit me 2 vite e 3 muaj burgim për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”.
Arrestimi u krye nga Policia Kufitare e Morinës, ndërsa pas verifikimeve me Interpol Tiranën u konfirmua se 39-vjeçari ishte në listën e kërkimeve ndërkombëtare.
Ai u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Lituanisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.














