Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Klos, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e fortë e lumit Mat.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi ka tentuar të kalojë lumin, por për shkak të prurjeve të shtuara është rrëmbyer nga uji.
Trupi i pajetë u gjet disa kilometra më larg, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pa shenja jete.














