36-vjeçari, Mekail Gozhina banues në Patos, është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.
Sipas denoncimit të bërë publik nga JOQ, 36-vjeçari është larguar nga banesa rreth orës 14:30, me pretendimin se do të shkonte për të blerë diçka në dyqan. Megjithatë, për shkak të festave, dyqanet kanë qenë të mbyllura dhe që prej asaj ore nuk ka më asnjë kontakt me të.
Familja bën me dije se kanë njoftuar edhe policinë, e cila po kryen kërkime, por deri tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Janë pyetur banorë dhe persona në zonë, por askush nuk e ka parë as dje dhe as sot.
Sipas raportimeve, Gozhina vuan nga problem të shëndetit mendor dhe familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij, duke lënë në dispozicion edhe një numër kontakti.
Kushdo që ka informacion, mund të kontaktojë në numrin: +355 68 900 4966.













