Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar.
Një 44 vjeçare e identifikuar si B.P, është marrë nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.














