Pamjet apokaliptike të shpërthimit të vullkanit Etna, kanë bërë xhiron e rrjetit, ku shtëllungat e mëdha të tymit kanë mbuluar qiellin e Italisë.
Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë lëshuan një paralajmërim të kuq për avionët, niveli më i lartë i rrezikut, megjithatë autoritetet deklaruan se fluturimet do të vazhdojnë normalisht në një aeroport aty pranë, përveç rasteve kur rritet rënia e hirit.
Etna, vullkani më i madh dhe më i lartë në Evropë, është një nga më aktivët në botë, ndaj shpërthimet ndodhin disa herë gjatë vitit. Në pamje është kapur momenti kur re të dendura hiri vullkanik u ngritën në qiell mbi malin Etna, skena të ngjashme me ato në filmat “apokaliptikë” të Hollivudit.
Më poshtë pamjet:














