Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar këtë të diel, në lidhje me skandalin e AKSHI-t dhe hetimin e SPAK për tenderat e dhëna.
Në podkastin e tij “Flasim”, Rama mori në mbrojtje Mirlinda Karçanajn teksa u shpreh se kjo e fundit udhëhoqi jetëzimin e vizionit qeverisës për 12 vite.
Ashtu si edhe në rastin e Belinda Ballukut, edhe këtë herë Rama nuk ka nguruar të sulmojë drejtësinë, ndërsa e ka cilësuar masën e sigurisë të caktuar ndaj Karçanajt të hatashme.
“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”,- u shpreh Rama.
LEXO EDHE:
Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën
AKSH-i grup i strukturuar kriminal/ A do ta mbrojë Rama-Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?














