Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Esenyurtit, në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar humbjen e jetës së tre personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.
Sipas autoriteteve turke, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta të zjarrfikëses, policisë dhe shërbimit mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të lënduarve dhe transportimin e tyre drejt spitaleve më të afërta.
Prefektura e Stambollit njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira të rrugës.
Esenyurt’ta midübüs şarampole yuvarlandığı kazada 3 kişi hayatını kaybetti. pic.twitter.com/P2JbkgydEN
— TRHaber (@trhaber_com) December 27, 2025














