Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, ndërsa ka ndërtuar pa leje një objekt pranë saj.
Në pranga ka rënë M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.
Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
MMaterialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.














