• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të zhdukurit nga regjimi komunist, Shqipëria miraton marrëveshjen për gjetjen e eshtrave

17:10 : 07/06/2018
në AKTUALITET

Pas tetë vitesh debatesh, qeveria miratoi mbrëmjen e kaluar një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur për të filluar kërkimin dhe identifikimin e disa prej mijëra viktimave të regjimit komunist. Marrëveshja, e miratuar nga qeveria të mërkurën, do të angazhojë Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur (ICMP) për të hetuar, kërkuar dhe identifikuar një pjesë të gati 6 mijë shqiptarëve që u vranë apo u zhdukën gjatë sundimit 45 vjeçar komunist në vend, një proces që po nis gati tri dekada pas rënies së regjimit, mes skepticizmit se procesi ka nisur tepër vonë dhe aktualisht ka fonde të pakëta.

ICMP ka marrë një grant nga Bashkimi Europian prej rreth 450 mijë eurosh për fillimin e punës, të cilat do të mbulojnë kërkimin në dy vendbarrime të njohura, Kazermat 313 pranë Tiranës dhe varret pranë ish kampit të punës së detyruar në Ballsh, nga disa dhjetëra vende të dyshuara.

Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur është krijuar më 1996 dhe është angazhuar që nga ajo kohë në shumë vende që kanë kaluar luftëra të përgjakshme apo kanë përjetuar diktatura të ashpra, të tilla si Bosnja, Kosova, Iraku e Libia, për të kërkuar njerëzit e humbur në konfikte, diktatura apo katastrofa natyrore.

ICMP ofroi ndihmë për Shqipërinë fillimisht në vitin 2010 pasi një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative zbuloi se si familjet e viktimave përpiqeshin të zbulonin fatin e njerëzve të tyre ndërkohë që autoritetet ishin të shurdhëta ndaj kërkesave të tyre për informacion apo ndihmë. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja do të duhet të kalojë në procedura parlamentare para se të hyjë në fuqi.

Lexo edhe:

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Kërkimi do të fillojë me varrezën famëkeqe të njohur si “Kazermat 313” në periferi të Tiranës poshtë malit të Dajtit, ku një numër i konsiderueshëm njerëzish janë varrosur në fshehtësi pasi u ekzekutuan gjatë viteve ’70 dhe ’80. Sipas investigimit të BIRN, Jovan Plaku, i biri i inxhinierit të naftës Koço Plaku, i ekzekutuar në vitin 1976, po kërkonte eshtrat e të atit kur zbuloi dymbëdhjetë të varrosur atje. Tetë vjet më vonë, asnjë nga të gjeturit nuk është identifikuar ende.

ICMP do të fillojë të mbledhë kampionë ADN-je nga familjarët e të zhdukurve me qëllim që t’i përputhë ato me ADN-të e të zhdukurve të zbuluar. Një vend tjetër kërkimi do të jetë varreza pranë ish-kampit të punës së detyruar në Ballsh, në jug të Shqipërisë. Kjo varrezë besohet se mbart mbetjet e atyre që vdiqën në kampin e punës të ndërtuar për llogari të rafinerisë. Shqipëria komuniste përdorte të burgosurit si krahë të lirë pune në miniera, bujqësi dhe ndërtim.

Që kur mori pushtetin më 1945, qeveria komuniste refuzoi t’i jepte familjeve trupat e të ekzekutuarve me synimin për t’i mohuar mbajtjen e një funerali. Ata që vdiqën nëpër burgje u varrosën shpesh në zonën përreth burgjeve në varre të pashënjuara.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
NDRYSHE

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
Para

Shkencëtarët zbulojnë "magjinë" brenda trurit njerëzor

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom