Autoritetet turke kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shteti Islamik (ISIS), të cilët dyshohet se po përgatisnin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend.
Hetimi nisi pas informatave se grupi po planifikonte goditje, kryesisht kundër jomyslimanëve, gjatë periudhës festive, duke synuar festa publike dhe tubime. Gjatë bastisjeve u sekuestruan disa pistoleta dhe sasi municionesh, njoftojnë burimet e policisë.
Ky operacion vjen në një kohë kur siguria është në fokus të autoriteteve turke për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të ekstremizmit dhe përpjekjeve për të parandaluar sulmet terroriste në vend gjatë sezonit të festave.














