Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Zvicrën këtë të mërkurë, ku një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë brenda banesës së saj në zonën Buchs, në kantonin e Cyrihut.
Sipas autoriteteve zvicerane, trupi i pajetë i gruas u gjet pas mesnate, ndërsa në banesë ndodheshin edhe tre persona, të cilët janë arrestuar në kuadër të hetimeve.
Të ndaluarit janë një grua 48-vjeçare dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.
Policia kantonale ka konfirmuar se viktima ka shenja dhune, ndërsa rrethanat dhe motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi lidhjen e të arrestuarve me viktimën, duke theksuar se hetimi është në fazë të hershme.














