• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

12:39 : 24/12/2025
në RAJONI

Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e dielë kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë dhe jashtë saj.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi do të ketë edhe jashtë Kosovës, ku votimi fizik organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata në disa shtete të botës. Mbi 84 mijë qytetarë jashtë Kosovës kanë aplikuar për votim dhe nga to 76 mijë aplikime janë miratuar, që përfshijnë votimin me postë dhe votimin fizik në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

33% e kandidateve në Kosovë janë gra

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth  67 për qind janë burra, ndërkaq rreth 33 për qind janë gra. “Ndryshe nga listat e subjekteve politike, KQZ nuk ka obligim të drejtpërdrejtë ligjor për të garantuar kuotën minimale gjinore prej 30 për qind në përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve. Megjithatë, në aktin nënligjor për themelimin dhe përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, KQZ ka përcaktuar këtë standard si pjesë e politikave pozitive dhe masave afirmative, me qëllim të avancimit të përfaqësimit gjinor dhe forcimit të barazisë në administrimin zgjedhor”, deklaron kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lexo edhe:

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Kreshnik Radoniqi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Kreshnik Radoniqi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se KQZ nuk ka obligim të drejtpërdrejtë ligjor për të garantuar kuotën minimale gjinore, por e ka përcaktuar këtë standard si pjesë e politikave pozitive me qëllim të avancimit të përfaqësimit gjinorFotografi: Press office of the Central Election Commission in Kosovo/DW

Debati për Listën Srpska

Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit garon edhe Lista Srpska,  e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me insistimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në këtë organ, edhe kësaj radhe tentoi që mos ta certifikojë Listën Srpska, por ishte Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, që urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë Listën Srpska dhe kjo parti tashmë zyrtarisht merr pjesë në zgjedhje. Tentimi për mos ta certifikuar Listën Srpska nxiti reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar. Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se “përjashtimi i një partie që përfaqëson komunitetin serb do të dëmtonte standardet demokratike, përfshirjen e komuniteteve dhe stabilitetin rajonal”, duke nënvizuar se një proces zgjedhor i besueshëm duhet të jetë gjithëpërfshirës. Edhe Bashkimi Evropian pati shprehur shqetësim serioz, duke vlerësuar se politizimi i procesit të certifikimit në KQZ është i dëmshëm për integritetin e zgjedhjeve. BE theksoi se “pjesëmarrja e partive të komuniteteve joshumicë është thelbësore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për përputhjen e Kosovës me standardet evropiane”. Për OSBE-në, tentimi për ta penguar Listën Srpska që të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë “mund të perceptohej si shkelje e parimeve të zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, duke rrezikuar kredibilitetin ndërkombëtar të procesit zgjedhor në Kosovë”.

Pamje e animuar e vëzhguesve zgjedhorë
Pak para zgjedhjeve, ambasadorët e vendeve të QUINT-it vazhdimisht bëjë thirrje që zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të rregullt, të lirë dhe demokratikeFotografi: Election observation organization DNV/DW

Zgjidhje e ngërçit politik pas zgjedhjeve?

Analistët politikë, nga ana e tyre, thonë se zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë karakterizohen nga fakti se janë zgjedhje të jashtëzakonshme,  të thirrura për të zgjidhur bllokimin institucional të krijuar për më shumë se nëntë muaj pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, kur asnjë parti nuk arriti të formojë qeverinë. Analisti Blerim Burjani i tha DW-së se ai “nuk beson dhe nuk është optimist se ka një këndellje të partive politike në bërjen e koalicioneve dhe formimin e institucioneve pas zgjedhjeve”.

“Pozicionet dhe qëndrimet e subjekteve politike nuk kanë ndryshuar. Njëherë po merren me fushata dhe nuk ka deklarime apo zotime se do të themelojnë institucionet pas zgjedhjeve pa humbur kohë. Disa liderë opozitarë po thonë se opozita kësaj radhe do ta bëjë qeverinë, kjo mbetet për t’u parë, derisa Vetëvendosja nuk po jep deklarata shpresëdhënëse se do të lëshojë pe nga qëndrimet e tyre të mëparshme dhe gjasat për bllokadë të sërishme janë të mëdha”, thotë Burjani, duke shtuar se megjithatë duhet pritur rezultati i zgjedhjeve. “Asgjë nuk është e garantuar e as e negociuar në mes subjekteve politike. Moszgjedhja eventuale e presidentes në fund të marsit sërish nënkupton zgjedhje”, thotë Burjani.

Pak para zgjedhjeve, ambasadorët e vendeve të QUINT-it vazhdimisht bëjë thirrje që zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të rregullt, të lirë dhe demokratike, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik për të ardhmen evropiane të vendit. Bashkimi Evropian, në një deklaratë të mëhershme, ka thënë se një proces zgjedhor i besueshëm është kusht thelbësor për rikthimin e plotë të bashkëpunimit me institucionet evropiane, zhbllokimin e ndihmave financiare, si dhe avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./DW

Etiketa: kosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
Para

Historia tragjike e banores së re të "BBV 5"/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës

TË GJITHA

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom