Këtë të martë u luajtën disa nga ndeshjet e Superiores. Dinamo triumfoi 1-3 ndaj Partizanit, në sfidën e mbajtur në “Arenën e Demave”.
Të kuqtë shënuan të parët me Tomën. Dinamovitët përmbysën llogaritë me golat e Bregut dhe Guindos. Në fund Partizani ishte i pafat, pasi Bytyçi realizoi autogol.
Egnatia tregon forcën dhe fiton 0-1 në fushën e Teutës. Goli për rrogozhinasit u realizua nga Selmani. Të mërkurën luhen Vora-Bylis, Elbasani- Tirana dhe Vllaznia-Flamurtari.
Dinamo ka arritur në 32 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese. “Demat e Kuq” mbeten në kuotën e 23 pikë, pozicioni i 6-të.














