• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat/ SPAK i komunikon akuzat dy ish-prokurorëve

12:16 : 23/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave në prag të mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë për dy ish-prokurorë. Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Ç.Sh, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës e cila u gjykua dhe u ndryshua brënda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë.

Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.

Këto veprime, të dokumentuara nga organi i akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për favorizim në trajtimin e çështjeve penale.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit, e përbërë nga gjyqtaret Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, ka konkluduar se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar asnjë vepër penale lidhur me ndërtimin pa leje, duke rrëzuar në thelb pretendimet mbi të cilat ishte ngritur çështja ndaj tij. Ky përfundim lë të nënkuptohet se procedimi penal i nisur nga Prokuroria e Sarandës ka qenë i pajustifikuar dhe i mbështetur në baza të dobëta ligjore, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si është iniciuar dhe ndjekur hetimi ndaj tij.

Lexo edhe:

Akuzat për korrupsion/ GJKKO çon për gjykim ish-prokurorin Kledian Llaho dhe 3 të tjerë

Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat/ SPAK mbyll hetimet për dy ish-prokurorët

Llaho, sipas prokurores Manjola Kajana, dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga miku i tij, biznesmeni Vasil Bakalli. Ky i fundit provohet se vlerat monetare i ka marrë në shtetin grek. Ndërsa prokurori i Papuçit, ish-prokurori Ç.Sh, provohet se ka marrë 25 mijë euro në këmbim që t’i kërkonte gjykatës masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në total dyshohet se janë paguar 55 mijë euro për një masë sigurimi.

Llaho e kërkoi këtë masë në gjykatë dhe ajo u miratua nga gjyqtarja Edona Vajushi, por për këtë të fundit nuk u provua akuza. Nën akuzë është edhe biznesmeni Vasil Bakalli për korrupsion, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit me prokurorin Llaho.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, kishte kryer deklarime kontradiktore, të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe kishte mangësi profesionale, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Etiketa: clirim shahiniKledian Llaho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për korrupsion/ GJKKO çon për gjykim ish-prokurorin Kledian Llaho dhe 3 të tjerë

17:19 : 07/05/2026
AKTUALITET

Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat/ SPAK mbyll hetimet për dy ish-prokurorët

09:29 : 29/01/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

U pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës

11:49 : 10/04/2025
AKTUALITET

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

16:01 : 29/03/2025
AKTUALITET

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës, i cili po hetohet nga SPAK

16:41 : 28/02/2025
Para

Dhunuan policët dhe drejtorin e IMT-së në Vlorë/ Arrestohet 53-vjeçari dhe dy djemtë e tij (EMRAT)

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom