Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet lidhur me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Në fokus ka qenë ndeshja Flamurtari–Teuta, e ndërprerë pas hyrjes së tifozëve vendas në fushë.
Për këtë incident, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë. Klubi vlonjat është ndëshkuar gjithashtu me gjobë në vlerën 500 mijë lekë.
Masa për ndeshjet pa tifozë nuk lejohet të konvertohet, për shkak të natyrës së rëndë të shkeljes dhe cenimit të sigurisë.
Po ashtu, zyrtari i Vorës, Bazio Tragaj, është pezulluar për katër ndeshje. Dënimi është dhënë për sjellje josportive ndaj gjyqtarëve. Me katër ndeshje pezullim është ndëshkuar edhe lojtari i Ilirisë, Adolf Selmani, për të njëjtën shkelje.
VENDIMET:
Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne përputhje me nenin 75 te KDE
Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.













