Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për armbëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë, i riu me iniciale K.B banues në Lezhë është kapur me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Fiat” në fshatin Shënkoll.
Bashkë me të në mjet ndodheshin edhe dy pasagjerë, shtetasit A.A 30-vjeç dhe K.N 25-vjeç ndaj të cilëve ka nisur hetim penal për “Moskallëzim krimi”.
“Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.














