• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve, 50 hektarë tokë bujqësore shndërrohen në park fotovoltaik

18:10 : 21/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Rreth 50 hektarë tokë bujqësore, të kultivuara prej vitesh me grurë dhe kultura të tjera, kanë nisur të mbulohen me çakull dhe gurë në fshatin Boçovë të Njësisë Administrative Levan, në Fier.

Makineritë e rënda kanë sheshuar sipërfaqe të tëra, duke përgatitur terrenin për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ndërsa banorët pretendojnë se punimet po kryhen mbi tokën që ata e gëzojnë ligjërisht prej më shumë se tre dekadash.

Në Qershor të vitit 2025, Qeveria Shqiptare miratoi projektin e kompanisë “Albania Solar Power” sh.p.k. për ndërtimin e një parku fotovoltaik me afat shfrytëzimi 49-vjeçar. Vendimi u dha për zonën kadastrale 2436 në territorin e Levanit, një zonë ku 14 familje  pretendojnë se toka e tyre po tjetërsuar padrejtësisht dhe kërkojnë drejtësi.

Sipërfaqe të tëra, dikur të mbjella me grurë dhe kultura të tjera, sot janë të mbuluara me cakull dhe gurë, ndërsa makineri të rënda sheshojnë terrenin për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Punimet nisën pak muaj pas një vendimi qeveritar, por për banorët lokalë ato përfaqësojnë jo zhvillim, por humbjen përfundimtare të pasurisë së vetme që kanë pasur ndonjëherë, tokën.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

Toka që u zhduk nën çakull

Lavdosh Hoxha, një prej banorëve që i është marrë prona

Në Qershor të vitit 2025, Qeveria Shqiptare miratoi projektin e kompanisë “Albania Solar Power” për ndërtimin e një parku fotovoltaik në fshatin Boçovë, të Levanit, në qytetin e Fierit, me një afat 49 vjeçar.

Por, ndërsa makineritë e rënda kanë nisur punë, banorët e fshatit kanë muaj që protestojnë ndaj punimeve që po kryhen. Ata, pretendojnë se parku po ndërtohet në pronën që ato gëzojnë prej vitesh.

Familjet janë pasardhës të personave të internuar gjatë regjimit komunist, të cilët u vendosën në Fier në fillim të viteve ’90 dhe u kompensuan me tokë bujqësore.

Banorët jetojnë në Levan prej mbi 30 vitesh dhe toka ka qenë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre. Ata e kanë kultivuar çdo vit, kanë ushqyer bagëti dhe në disa raste e kanë dhënë edhe me qira përmes kontratave noteriale.

Lavdosh Hoxha, 72 vjeç, një nga banorët e prekur nga konflikti, kujton me detaje procesin e ndarjes së tokës në vitin 1994.

“Ne kemi ardhur këtu në vitin ’94. Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, ata që kishin ardhur nga rrethet e tjera u kompensuan me tokë, sepse kishte sipërfaqe në dispozicion. U krijua komisioni i ndarjes së tokës dhe secili mori parcelën e vet,” – tregon Lavdosh Hoxha.

Banorët disponojnë një sër dokumentacioni, duke nisur me Aktin e Marrjes së Tokës të vitit 1993-94, listat e përfituesve të tokës, Librin e Ngastrave dhe vërtetimet e Këshillit të Qarkut Fier, ku njihen si pronarë të ligjshëm.

Gjithashtu, ata janë taksapagues të rregull për dekada dhe kanë shfrytëzuar tokën si burim të vetëm jetese.

“Nga ai vit, sipas mundësive personale, dikush e punon vet, e mbjellin me misër e grurë. Kishte nga ata që e dhanë tokën me qera, për t’u mbjellë, madje me akte të rregullta noteriale.“ – thotë Lavdoshi.

Megjithatë, pavarësisht dokumentacionit dhe detyrimeve të kryera, asnjë prej familjeve nuk është pajisur me certifikatë pronësie.

Dokumentet tregojnë se kompania “Bervi Construction” regjistroi kontratën e shitblerjes së tokës më 3 Prill 2024, vetëm një muaj pas miratimit të një leje qeveritare për ndërtimin e një parku fotovolaik në tokat e banorëve të Levanit.

Një kompani pa bilance

Salillari, makina ndërtimi

Me vendimin nr. 309, Qeveria Shqiptare i dha “Albania Solar Power” lejen për ndërtimin e centralit fotovoltaik, me një afat 49 vjecar.

Projekti ka një vlerë investimi prej rreth 80 milionë eurosh, në zonën Kadastrale 2436 të Levanit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania është regjistruar me një kapital prej vetëm 1 milion lekësh dhe nuk ka asnjë bilanc financiar të publikuar. Subjekti zotërohet nga Engjëll Agalliu.

Banorët e Levanit, tregojnë se menjëherë pas vendimit të Kryeministrit Rama, makineritë e rënda të kompanisë ndërtuese u dukën në fshat.

Fillimisht punimet u prezantuan si ndërhyrje për ndërtimin e rrugëve dhe kanaleve vaditëse. Por pas disa javësh, kamionët me gurë dhe makineritë e rënda nisën të mbushin kanalet dhe të shkatërrojnë tokën bujqësore.

Sipas banorëve, punonjësit nglunin piketa në rrugë, dhe thanë se po punonin për ndërtimin e një rruge për komunitetin dhe ndërtimin e kanaleve vaditës, dhe se nuk kishin asnjë lidhje me tokat e fermerëve.

Por, vetëm pas disa ditësh, punimet filluan intensivisht dhe kamionët me gurë u shfaqën duke shkatërruar kanalet vaditës.

“Nga Gushti e tutje filluan punimet siç e shikoni kanë shtuar. Kanë mbushur kanalet vaditës dhe tokën e Sandrit e kanë mbushur me gurë . Kanë filluar të bien materiale të bëjnë magazina dhe thonë nuk u njohim fare juve si pronarë së neve na e kanë dhënë shteti.“ – thotë banori Lavdosh Hoxha.

Banorët dyshojnë se pas kësaj kompanie qëndron në fakt “Bervi Construction”, një kompani e lidhur me familjen Salillari.

Dyshimet përforcohen nga fakti se në terren punojnë mjete dhe punonjës me logon e Salillari-t.

Ndërkohë që banorët nuk u pajisën kurrë me certifikatë pronësie, pavarësisht dokumenteve dhe taksave të paguara, kompania “Bervi Construction” regjistroi kontratën e shitblerjes së tokës më 3 Prill 2024,  vetëm një muaj pasi e kishte nënshkruar atë, vetëm një muaj pasi nënshkroi kontratën e shitblerjes më 01 Mars të 2024.

Bëhet fjalë për pasurinë me numër 619, në zonën kadastrale 2436, një sipërfaqe që më herët rezultonte e ndarë mes Bashkisë Fier dhe 14 familjeve të Levanit. Sot, e gjithë sipërfaqja figuron në certifikatën e pronësisë në emër të “Bervi Construction”.

Paradoksi thellohet nga fakti se banorët kanë vijuar të paguajnë taksat edhe pas lëshimit të certifikatës për kompaninë, pa asnjë njoftim apo sqarim nga institucionet.

Agjencia Vendore e Kadastrës Fier nuk iu përgjigj pyetjeve mbi mbivendosjen e pronësisë dhe mos-regjistrimin e pasurive të banorëve.

Bashkia Fier dha përgjigje të paqarta mbi situatën, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë konfirmoi se “Bervi Construction” nuk ka aplikuar për licencë pranë ERE-së.

“Kompania Bervi Construction, nuk ka aplikuar për licensim pranë ERE” – thuhet në përgjigjen që “shteg.org” mori nga Enti Rregullator i Energjisë.

Nga ballafaqimi i dokumenteve të banorëve me certifikatën e kompanisë, rezulton se toka është rikualifikuar nga “tokë bujqësore” në “tokë pa frut”.

Ky ndryshim administrativ i hapi rrugën ndërtimeve në tokën ku fermerët kanë kutivuar grurë e të mbjella dhe kanë ushqyer bagëtitë.

Kur shteti të shet tokën tënde

Sandri Mujo, banorë në tokën e të cilit po bëhen punimet

Çdo fund shtatori, Sandri Mujo përgatit tokën për grurin e dimrit. Është një ritual i pandryshuar prej vitesh. Telefonata me traktoristin, brazdat e para, pritja e shiut. Në Levan, bujqësia nuk ndjek kalendarin politik, por ritmin e stinëve.

Edhe atë mëngjes, gjithçka dukej normale. Traktori kishte hyrë në parcelë, një tokë që familja e Mujos e kishte punuar për më shumë se 30 vjet. Por pak minuta më vonë, pranë fushës u ndal një furgon policie.

“Po rrija me zetoristin më vjen furgoni i policisë vjen shefi i fugoit më thërret dhe më thotë ka mundësi një minutë, duam ca sqarime.” – tregon Sandri Mujo.

Kur iu kërkuan dokumentet, ai nxori letrat që i kishte mbajtur gjithmonë me vete. Aktet e marrjes së tokës, vërtetimet e taksave, dëshmi të posedimit që nga vitet ’90. Polici i pa shkurt.

Sandri u informua se ndaj tij ishte bërë një kallëzim penal. Kompania “Bervi Construction” e akuzonte se po dëmtonte pronën e saj.

Brenda pak minutash, ai u shoqërua në komisariatin e Fierit, jo si autor i ndonjë vepre penale, por si fermer që kishte plugur tokën që kishte mbjellë gjithë jetën.

“Polici më thotë ka ardhur një kompani, Bervi Construction dhe të ka bërë një kallëzim që po i dhunon pronën. Do vish pak në Fier, në komisariat për sqarime” vijon rrëfimin Sandri.

Në komisariat, dokumentet e tij nuk u morën parasysh. I thanë se toka tashmë i përkiste kompanisë. Tridhjetë vjet punë, taksa dhe mbijetesë familjare u zhvlerësuan nga një certifikatë pronësie që Mujo nuk e kishte parë kurrë.

Pak ditë më vonë, tregon se mori një telefonatë. Personi në linjë u prezantua si administrator i “Bervi Construction” dhe i kërkoi një takim.

Në tavolinë u vendosën dokumentet nga të dyja palët. Mujo paraqiti aktet e përfitimit të tokës sipas ligjit 7501. Administratori nxori një certifikatë pronësie të sapo lëshuar.

”Pretendonte se tokën time i’a kishte blerë një tjetri. Nuk më tregonte emër, nuk më tregonte si e ka blerë. Unë e kam blerë më thoshte dhe kam dokumente” – tregon Sandri mbi bisedën me personin që u prezantua si përfaqësuesi i kompanisë “Bervi Construction”.

Për Sandrin situata ishte absurde. Pak ditë më parë i kishin thënë se toka nuk ishte më e tij, tani i kërkohej të negocionte çmimin e saj.

Sipas tij, oferta erdhi me një kusht të qartë, çmimi duhej të ishte i ulët, pasi toka, siç iu tha, “ishte blerë një herë”.

“Më tha më jep një çmim për tokën dhe mos më jep një çmim të shtrenjë se unë e kam blerë njëherë” – tregon Sandri, duke shtuar se ka refuzuar të bëjë pazar me pronën e tij.

“I thash ti mund ta blesh 10 herë por jo tokën time sepse kjo më përket neve nuk të përket ty dhe askujt që të ka dhënë me një letër fallco” – përfundon Sandër Mujo.

Familjet e prekura nga ndërtimi i parkut fotovolkaik thanë për “shteg.org” se kanë ndjekur çdo rrugë institucionale për të ndalur punimet, në mbrojtje të pronës së tyre.

Banorët thanë për “shteg.org” se kanë ndjekur çdo hap, duke ju drejtuar çdo institucioni, nga policia, e deri tek Portali “Shqipëria që Duam”.

”Neve kemi ndjekur çdo hap ligjor. Kemi shkuar në polici, kemi shkuar në prokurori, kemi bërë kallëzim tek Shqipëria që duam,kemi drejtuar letër Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave.

I jemi drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me kërkesë ku të gjithë ne familjarët që kemi pronat tona këtu, të vijnë e të verifikojnë dhe të shikojnë problematikën tonë, sepse ne jemi taksapagues, kemi një akt të marrje së tokës në pronësi” – thotë Sandër Muja.

Kërkesat e 14 familjeve janë injoruar jo vetëm nga institucionet përgjegjëse por edhe ato ligj-zbatuese.

Banorët thonë se pavarësisht pengesave që hasin çdo ditë, janë të vendosur për të kërkuar drejtësi deri në fund, për të mbrojtur tokën e tyre.

“Ne do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje, deri sa ky guri që ma kanë hedhur mbi grurë, të iki prap dhe unë ta mbjell prap dhe ta gëzojnë fëmijët e mi” – përfundon Sandër Muja. Nga Xhesika Tollia/ Shteg.org

Etiketa: FierLevanpark fotovoltaikSalillaritoke bujqesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal

11:01 : 03/06/2026
AKTUALITET

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

16:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën i riu

15:38 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

15:48 : 27/05/2026
AKTUALITET

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

12:15 : 27/05/2026
AKTUALITET

Gjendet i mbytur një person në Fier, detajet e para

08:57 : 27/05/2026
Para

Plagosje me thikë në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom