• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut

15:45 : 19/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, u mbyll pas rreth pesë orësh diskutime, pa marrë asnjë vendim dhe pa caktuar një datë tjetër për vijimin e procesit.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, në praninë e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho, dhe dy prokurorëve të çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Dosja me 10 mijë faqe, përplasja kryesore

Shkaku kryesor i përplasjes mes palëve ishte dosja voluminoze prej rreth 10 mijë faqesh, e dorëzuar nga SPAK si prova për kërkesën e masës së arrestit ndaj Ballukut.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 3 deri në 5 ditë janë të mjaftueshme që anëtarët e Këshillit dhe avokati i Ballukut të njihen me provat. Ndërsa mazhoranca kërkoi deri në një muaj kohë, një afat që u kundërshtua ashpër nga opozita dhe u konsiderua si përpjekje për zvarritje të procesit.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

USB-ja me prova dhe shtyrja pa afat

Materialet e SPAK u dorëzuan në formë elektronike, në një USB, çështje që shkaktoi debate të forta gjatë mbledhjes. Opozita kërkoi që USB-ja t’u vihej në dispozicion anëtarëve për shqyrtim, ndërsa socialistët kërkuan që provat të mos dilnin nga ambientet e mbledhjes.

Në fund, u vendos që anëtarët të njihen me materialet, por pa u caktuar një datë për mbledhjen e radhës. Pas një pushimi rreth 20 minutash, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e mbylli mbledhjen pa asnjë njoftim për vijimin e saj.

Bardhi: Kuvendi po bëhet pengesë për drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po përdor Kuvendin për të penguar drejtësinë dhe për t’i dhënë kohë Ballukut.

Sipas Bardhit, shtyrja pa afat dhe kërkesa për një muaj kohë krijojnë rrezik real për prishjen e provave dhe ndikimin mbi dëshmitarët, një shqetësim që, sipas tij, është ngritur edhe nga vetë SPAK.

Ai paralajmëroi se opozita do të kërkojë, sipas rregullores, që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës së ardhshme, duke theksuar se praktika parlamentare parashikon afate shumë më të shkurtra në raste të ngjashme.

“Kemi kërkuar që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët dhe e hapur për publikun duke lënë të mundshëm opsionin që sa herë prokuroria do të çmonte që do të informonte anëtarët ne të ndërprisnim mbledhjen dhe të largonim median. Ky ka qenë diskutimi i parë.

Kjo kërkesë nuk u mor në konsideratë dhe sot nuk kemi diskutuar asnjë cështje që përbën sekret hetimor. Jemi marrë vetëm me procedurën. Kyçja e USB-së ishte bërë për ti dhënë alibi të pandehurës së nuk është e përgatitur sepse nuk ka lexuar materialin. Pesë anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritet.

Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të mblidheshim të hënën në mëngjes për të dëgjuar të pandehurën. Për fat të keq Rama nuk e ka vendosur cfarë do të bëjë, po i jep kohë vetes të njihet me provat dhe deri në cfarë niveli mund të shkojë kërcënimi apo rreziku që ia sjell lëshimi i Ballukut.

Kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas një muaji, rreth datës 20 Janar. Prokurorët thanë se cdo vonesë mund të rrezikojë dëshmitarët dhe provat. Kryetari i kuvendit e mbylli mbledhjen pa njoftuar për datën. Mesa kuptova Rama nuk iu përgjigj në telefon për datën” tha ai.

Çfarë thotë SPAK për Ballukun

SPAK i ka bërë të ditur Kuvendit se ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku ka prova të reja, të cilat justifikojnë kërkesën për masë arresti, në burg ose në arrest shtëpie.

Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera, me hetime që përfshijnë disa procedura të mëdha publike, përfshirë Tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe në Tiranë dhe tendera të tjerë të rëndësishëm infrastrukture.

Procesi mbetet pezull

Me mbylljen e mbledhjes pa vendim dhe pa afat, çështja e imunitetit të Ballukut mbetet pezull, ndërsa tensionet politike mes mazhorancës dhe opozitës janë përshkallëzuar.

Nëse Këshilli nuk mblidhet në ditët në vijim, shqyrtimi i kërkesës së SPAK rrezikon të shtyhet për javë të tëra, duke hapur një tjetër përplasje të fortë politike dhe institucionale.

Etiketa: belinda ballukuKëshillimi i Mandatevespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
Para

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom