Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 17:40, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, në qytetin e Lezhës, automjeti me drejtues shtetasin V. B., 51 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., 74 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 74-vjeçarja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,- njoftoi Policia.














