• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dënuar 4 herë/ Drejtori i OSHEE Durrës Plator Mehmeti afera me tenderat, skemë si 5D-ja dhe Vis Berberi

12:40 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

I dënuar të paktën 4 herë vjedhje dhe falsifikime, Plator Mehmeti është dora e zezë e OSHEE në Durrës dhe besohet se ka mbështetjen e një grupi kriminal, i cili është goditur nga SPAK-u. Aferat e tij janë sa të pabesueshme aq edhe flagrante. Duket e çuditshme se si Plator Mehmeti, në vend që të ishte sot në burgun e Durrësit, vijon të kanalizojë paratë publike në xhepat e tij, duke i investuar më pas në pasuri të paluajtshme.

Krahas rrethit klientelist, Plator Mehmeti i kalon paratë publike, përmes tenderave korruptivë, te kompania e tij Rear shpk, kaluar formalisht në emrin e familjarëve. Kompania herë ka marrë tendera të drejtëpërdrejtë nga OSHEE, por kryesisht kamuflohet si nënkontraktore, që është e njëjta gjë.

Këtë kompani, e cila ka thithur miliona euro para publike, Plator Mehmeti e ka në emrin e kushëririt Spartak Mehmeti, i cili në fakt është thjeshtë një punonjës i tij. Pjesë e kompanisë janë dy vajzat e Plator Mehmetit Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, si dhe vëllai i tij Adnad Mehmeti.

Kompaninë tjetër, HTM shpk, kreu i OSHEE Plator Mehmeti e ka kaluar në emrin e Ilir Tabakut, i cili është thjeshtë një mbulesë e skemës së korrupsionit.

Lexo edhe:

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

Skandali me tenderat e AKSH-it, biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK

Përmes kësaj kompanie, Mehmeti ka marrë rreth 20 milionë euro para publike, duke i pastruar paratë përmes investimit në pasuri të paluajtshme. Është e njëjtat skemë si e Evis Berberit dhe 5D-ja, por në rastin e Mehmetit të Durrësit, SPAK dhe BKH kanë mbyllur sytë përballë fakteve penale.

Një raport i zi, Mehmeti afera me tendera

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Durrës, zbulon aferat korruptive të Plator Mehmetit me tendera si; kualifikime dhe skualifikime abuzive të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedura tenderuese, fryrje të fondit limit me qëllim përvetësimin e parave publike, kritere abuzive dhe që përputhen me kriteret që plotësojnë kompanitë, në funksion të diktimit të fituesit të tenderave.

Ndërkaq, humbjet në rrjet janë rreth 19 %, ndërsa OSHEE Durrës ka konstatuar ndërhyrje të paligjshme vetëm 0.03 % të totalit të humbjes, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Gjithashtu, në raport thuhet se “Nga auditimi i detyrave funksionale të Drejtorisë Rajonale Durrës si mirëmbajtja e rrjetit, riparimi i defekteve/anomalive dhe matja e energjisë elektrike të konsumuar për periudhën 2023 dhe 2024 u konstatuan veprime jo në përputhje me Vendimin e ERE së Nr. 104, datë 23.06.2016 dhe me “Rregulloren mbi Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit të Furnizimit me Energji Elektrike për Klientët Fundorë”, miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) me Vendimin nr. 203, datë 18.12.2017, neni 13, pika 2 për kontratat e faturuara me vlera referuese“.

Sipas KLSH, nga verifikimi dhe analizimi i planeve të ndërprerjes së energjisë për abonentët debitorë për periudhën 2023 dhe 2024, u konstatua se OSSH Rajoni Durrës nuk ka realizuar planet mujore të ndërprerjes së energjisë për abonentët debitorë të përcaktuara nga FSHU sh.a.

“Për vitin 2023, plani parashikonte ndërprerjen e energjisë për 59,906 debitorë, me vlera debie të pasqyruara në tabelën e planifikimit mujor, ku është kryer ndërprerja e energjisë për 10,750 debitorë ose 18% e tyre, nuk është kryer ndërprerja energjisë për 10,416 debitorë ose 17% e tyre dhe nuk është vizituar debitori nga grupet e punës sipas planit të ndërprerjeve për 38,740 debitorë ose 65% e tyre. Vlera debitore në total për muajin Dhjetor 2023 në planin e ndërprerjes është 1,272,286,204 lekë. E ndarë në kategori Abonenti është 1,014,050,900 lekë për abonentët familjarë dhe 258,235,304 lekë për abonentët privat. Gjithashtu numri i faturave të papaguara varion nga 2 deri në 202 fatura të papaguara ndërsa një pjesë e madhe e debitorëve vijon të konsumojë energji elektrike“, thuhet në raport.

4 herë i dënuar

Plator Mehmeti është dënuar të paktën katër herë me vendime të formës së prerë. Numri i dënimeve tregon se Mehmeti ka fituar njëfarë imuniteti nga veprimi i drejtësisë. Ai është dënuar në vitin 2004, me vendim nr. 52 të Gjykatës së Durrësit për vjedhje të energjisë elektrike, me 250 000 lekë gjobë.

Plator Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr.229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 të K. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë. Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh.

Plator Mehmeti nuk ndalej. Mehmeti u arrestua dhe dënuar me 10 muaj burg në vitin 2007 për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Ai u shpall fajtor pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006, i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Në vitin 2014, Mehmeti u emërua kryeinxhinier i CEZ-it në Durrës. Ai paraqiti një dëmshmi penaliteti sikur nuk ishte i dënuar.

Më vonë, Plator Mehmeti plotësoi formularin e dekriminalizimit, duke fshehur të gjitha dënimet dhe aktivitetin e tij të paligjshëm.

Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e dënimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori të pandehur Plator Mehmetin, i cili u dënuar edhe një herë më datë 11.04.2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, që konvertuar me shërbim prove. Me 4 dënime për vjedhje, shpërdorim detyre, falsifikime dhe shkleje të barazisë në tendera, Plator Mehmeti vijon të jetë drejtor i OSHEE në Durrës./ Prapaskena.com

LEXO EDHE:

Denoncimi me video: Ish-drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti më mban peng bashkë me fëmijët

Etiketa: 5DHTM shpkOSHEE DurrësPlator MehmetiRear shpktenderavis berberi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Skandali me tenderat e AKSH-it, biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK

10:16 : 20/05/2026
AKTUALITET

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

10:56 : 18/05/2026
AKTUALITET

A do arrestohet Salillari? Oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera

17:02 : 15/05/2026
AKTUALITET

“5D”/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:20 : 13/05/2026
AKTUALITET

Dëshmia e Emirton Sulit në SPAK: Daniel Shima paracaktonte tenderët në AKSHI

14:31 : 20/04/2026
Para

Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom