Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19‑vjeçar, Klavdo Macaj, i dyshuar për djegien e dy automjeteve më 9 dhjetor, në lagjen “Iliria”.
Gjatë operacionit, u procedua penalisht edhe një 16‑vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, një armë zjarri tip mitraloz, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.
Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.














