Endri Shabani, i zgjedhur tashmë Avokat i Popullit, falenderoi sot deputetët e opozitës që i dhanë firmat për të kandiduar në këtë funksion kushtetues.
Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehej se mbeti i befasuar nga këta të fundit që braktisën sallën, pasi ishin vetë deputetët që e inkurajuan dhe i dhanë firmat për tu futur në garën për avokat populli dhe i uruan suksese.
“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.
Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund”,- shprehej Shabani.
Ja kush janë 35 deputetët që ‘falënderon’ Shabani për firmat
Ina Zhupa
Agron Gjekmarkaj
Fidel Kreka
Tritan Shehu
Klevis Balliu
Manjola Luku
Xhelal Mëziu
Ledina Alolli
Klit Hoti
Kastriot Piroli
Ema Bozdo
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Bujar Leskaj
Oerd Bylykbashi
Bledion Nallbati
Jorida Tabaku
Bardh Spahia
Tomorr Alizoti
Arian Ndoja
Besart Xhaferri
Igli Cara
Greta Bardeli
Elda Hoti
Enno Bozdo
Klodjana Copja
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Erald Kapri
Artan Luku
LEXO EDHE:














