Analisti Anri Bala deklaron se një personi shumë të afërt me Ramën pritet t’i jepet masë sigurie. Ndërkohë, Çim Peka tha se një masë sigurie i është treguar dhe vetë kryeministrit Rama.
Anri Bala tha në “Çim peka Live” se Klodian Braho ishte i përzgjedhuri i SHBA-së për tu vënë në krye të SPAK-ut.
Anri Bala: Një person shumë I afërt me Ramën, që ka lidhje me njerëzit e nëntokës pritet të jepet masë për zotërinë.
Jo, s’është vëllai, po nejse, se do ta them më mbrapa.
Çim Peka: Po Gysi nuk është person i nëntokës.
Tani po të jap unë një, tani po të jap një informacion. … Ramës, SPAK-u këto tre ditë i kanë treguar një fletë të firmosur me masë për Ramën. Ia kanë treguar që të zgjidhesh këtë që po zgjidhet dhe të mos i fusë hundët. Dhe e tërheqin. Se e kanë tërhequr për nja dy të tjerë. Këtë nuk e di. Ja kanë treguar do vazhdojnë me këtë, kjo është çështje tjetër.
Vetëm për Ramën. Po kërkon strehë në Lindje të Mesme, as këtë nuk e di. Por që Ramës ia kanë treguar letrën me firmë. Për masë. Nuk e di çfarë mase bëhet fjalë. Kjo nuk diskutohet. Këtë e di Ramës, ja kanë treguar se do e tërhiqnin nga presioni për këtë që u zgjodh sot drejtues SPAK-u. Ja kanë treguar për të thënë që o do lëshosh Belindën apo do kalojmë te ti.
Ja kanë treguar për të thënë, lësho zyrën dhe gjej strehë, këtë nuk di ta them. Por që ai e ka parë me sytë e vet, këtë di ta them shumë mirë.
Anri Bala: Nuk mundet që neve sot t’i themi zotit Braho, ti duhet të përgjigjesh njësoj siç është përgjigjur zoti Dumani. Zoti Dumani në sondazhe i ka pasur shifrat skandaloze.
Kjo që tha zoti Braho sot, unë do jem proaktiv si ky. Po pse ishte proaktiv ky zotëria dhe ai tjetri pse ishte i ngathët? A ma shpjegon dot zoti Braho mua? Pra kush e ka bërë mirë apo keq punën nga këta të dy? Se s’e kuptoj këtë. Njëri ishte i mefshtë, tjetri ishte shumë i shpejtë. Jo mor, aty ke ligjin përpara, ke Kodin e Procedurës Penale që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut, që duhet t’i respektosh, një gjyq të drejtë dhe një, që nesër pasnesër kur mbaron vendimi, del zoti Braho thotë unë do do e kaloj, dua ta kaloj që BKH-ja të të, të ekzekutojë masat e arrestit me burg. Po pse do ndodhë ajo me, siç ndodhi me zotin Meta që e morën si e morën dhe tani duhet ta kalojë nga policia, ta kalojë te BKH-ja.
Anri Bala: Zoti Braho është i SHBA-ve. ..














