Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar qëndrimin e fundit të Partisë Demokratike lidhur me projektligjet e “Paqes Fiskale”, duke e cilësuar veprimin e opozitës si “autogol” dhe shenjë të humbjes së busullës politike.
Tomorri shkruan se PD fillimisht kishte bërë gjënë e duhur duke e kundërshtuar amnistinë si mekanizëm pastrimi parash dhe falje taksash për klientët e qeverisë, por më pas “ia doli të vetërrëzohej”, duke propozuar një amendament që sipas tij e legjitimon të njëjtin ligj që kishte kundërshtuar.
Postimi i Klodian Tomorrit
Busulla e humbur e PD-se
Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim shume te mire per dy projektligjet e Paqes Fiskale duke i kundershtuar si mekanizem pastrimi parash dhe falje taksash per klientet e qeverise. Deri nje dite me pare.
Dje PD beri ate qe di ta beje mire se fundmi. Autogol.
Amendamenti i depozituar nga Gazment Bardhi eshte autogol, qe deshmon dy gjera. Ose nje parti naive qe i ka humbur busulla, ose shejtanllek sipas motos, te tjera themi dhe te tjera bejme.
Ketu duhet sqaruar nje gje ne paranteze. Amendamenti nuk amnistonte Bankersin sic u interpretua gabimisht. Perkundrazi. Por kjo nuk ka asnje pike rendesie.
Problemi eshte vet fakti qe PD ben amendament per amnistine.
Sali Berisha thote se amnistia eshte pastrim parash per krimin dhe falje taksash per klientet e qeverise. Por amendamenti thote se shqetesimi i Partise Demokratike nuk qenka pastrimi i parave, apo falja e taksave, por fakti qe nuk po perfitojne disa kompani qe jane ne procese gjyqesore me shtetin, duke perjashtuar Bankersin. Cfare eshte kjo tani?
Po sikur ta pranoje Rama ate amendament cfare do beje PD? Do votoje pro amnistise? Kjo po behet si estrada e Ballshit tani.
PD duhet te mbaje vetem nje qendrim per Paqen Fiskale. Ate qe ka mbajtur deri me pardje.
Amnistia eshte pusete. Dhe pusetes hidhi sa te duash parfum amendamentesh, prape ingredienti brenda mbetet m*t, nuk ndryshon.
Parfumi i amendamenteve vetem sa legjitimon me shume qeverine per ta bere, ate qe po ben. Pastrim parash te krimit dhe falje taksash per kullat dhe resortet.
Nuk ka pune PD me amendamente per amnistine. Duhet te rrije larg dhe vetem ta kundershtoje. Ose varianti tjeter eshte shejtanbudallek.














