Policia ka nisur një procedim penal ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt, i cili prej dy ditësh proteston para Kryeministrisë.
Në njoftimin zyrtar, policia pretendon se Lapaj ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
• A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”,- njoftoi sot Policia.
Dukshëm procedimi ka ardhur me ‘urdhër nga lart’, kjo pasi edhe ditën e djeshme, Rama i çoi Policinë Lapajt te Kryeministria, të cilët tentuan të largonin me forcë protestuesit.
Lapaj ka paralajmëruar se protesa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qëllimi i saj sipas tij është largimi i Edi Ramës nga posti.














