Shtetasi serb Lubisha Milkoviç, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan.
Milkoviç pranoi fajësinë në një marrëveshje të arritur me Prokurorinë Speciale, duke u deklaruar përgjegjës për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale apo huliganizëm”.
Kohëzgjatja e paraburgimit do t’i llogaritet në afatin e dënimit. Avokati i tij deklaroi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë të të pandehurit pas konsultimeve të plota me mbrojtjen.
Ngjarjet e Zveçanit, që shpërthyen kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, përfunduan me mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it të plagosur disa prej tyre rëndë. Sulmet u dënuan gjerësisht ndërkombëtarisht.
Trupi gjykues, vlerësoi se marrëveshja është e bazuar në prova dhe e miratoi atë.
Milkoviç do të qëndrojë në paraburgim deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.
Kjo është një prej çështjeve të para të përfunduara në lidhje me dhunën e majit 2023, e cila vijon të trajtohet si një prej episodeve më të rënda të tensioneve në veri të Kosovës.














