Detektivja private Shkenda Lili ka folur në “Live From Tirana” më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Sot dashnorja është dhe status, një burrë me lekë dhe të paktën një biznes, nëse nuk ka dashnore, është kot.
Shkenda: Je jashtë mode, nuk po jeton në këtë kohën e sotme nëse nuk e ke një të dashur, mundësisht të jetë e re, e bukur. Preferohen shumë dhe këto personazhet e ekranit, modelet, këngëtaret. Duhet të jetë e njohur, sepse nëse do ta prezantosh te shoku… Preferohen të famshmet, sepse duhet të krenohen me shoqërinë.
Ronaldo: Të ka ndodhur ndonjëherë në një rast që të ketë rezultuar që dashnorja që po hetoje, të ishte personazh VIP?
Shkenda: Po, patjetër. Shumë raste.
Ronaldo: U shokove?
Shkenda: Jo. Pse duhet të shokohem?! Kjo është e ditur tashmë. Pothuajse të gjithë vajzat e reja kërkojnë burra që janë biznesmenë dhe kanë mundësi ekonomike. Pse habitesh? Kjo është mëse normale tani në Shqipëri. Nuk i shikon vajzat e reja, të bukura, që janë të veshura bukur, kanë luks, nuk punojnë asnjë ditë, ndërkohë që nuk vijnë nga familje të pasura?!














