• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos, “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

18:10 : 03/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.

Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe “ndere” personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë “lojë” gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.

Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.

Lexo edhe:

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit “Google”, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes “Lori Caffe”, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin “Linked-In”, por profili i Tanedit është i fshirë.

Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.

Personazhet

Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet “Integrated Energy”, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë “Hermes”, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë “Rama 1”.

Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.

Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.

Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.

AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ‘De Mare”srl dhe “Victoria Invest International”.

Në një raportim të mëparshëm të “Boldnews.al”, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes “Energy Integrated” të Klodian Zotos dhe “De Mare” srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.

Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të “Boldnews.al”, Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.

Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për “të mirat e mbylljes së Porto Romanos”.

Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha – Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion “PR” (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (“Energy Integrated” dhe “De Mare” srl).

Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.

Skema

Pak ditë më parë, media zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, “EM Capital”, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.

Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ‘Hermes”, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.

Pak kohë pas krijimit, “EM Capital” blen 51% të aksioneve të kompanisë “Valtelina”, e cila njihet me emrin tregtar “Lori Caffe”.

Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga “EM Capital”, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.

Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e “Lori Caffe”, pavarësisht se është në minorancë.

Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.

Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, “De Mare” srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?

Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin “Linked-In”, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Lori Caffe”, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.

Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, “De Mare”, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë “Lori Caffe” të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.

Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e “lëmshit”- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet.

Etiketa: Alqi Bllakoklodian zototop-channelVjolla Hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

14:41 : 20/05/2026
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:23 : 19/05/2026
AKTUALITET

Berisha akuza Top Channel: Tentoi të nxjerrë ‘të kulluar’ Mirlindën e AKSHI-t

20:41 : 18/05/2026
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:04 : 05/05/2026
SHOW BIZ

“Sherri me Enxhi Nasufin u stis”, Neada Muçaj thyen heshtjen për largimin nga Top Channel

17:49 : 07/04/2026
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

14:33 : 07/04/2026
Para

Elona Kana ndërpret me dorëheqje procesin e vetingut

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom