Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Tre automjete, respektivisht një Opel, Mazda dhe një Benz janë përfshirë në aksident.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës mjeti Opel ka frenuar në moment të fundit përpara vizave të bardha për të kaluar një këmbësor dhe më pas dy automjetet e tjera që kanë qenë nga pas kanë goditur Opelin dhe njëra-tjetrën.
Brenda dy automjeteve të para ndodheshin turistë të huaj të cilët udhëtonin në grup. Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në mjetin e dytë të llojit Mazda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në pjesën e këmbës.
Gjithashtu, ka ndërhyrë edhe policia rrugore e cila po bën të mundur orientimin e qarkullimit në shëtitore














