Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë takimet me qytetarët, në rrethe të ndryshme të vendit.
Burime për mediat bëjnë me dije se takimi i parë i Salianjit do të jetë të mërkurën në qytetin e Durrësit.
Këto takime vijnë pas takimit që zhvilluan, Salianji dhe eksponentë të tjerë në PD, disa pres të cilëve kishin rezultuar edhe si më të votuarit në zgjedhje, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti.
Qendra e bisedimeve në këtë takim ishte mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe mundësia e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik opozitar.














