• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dyshohet për korrupsion, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Zelenskyt

17:24 : 28/11/2025
në BOTA

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka dhënë dorëheqjen pas kontrolleve të kryera nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) në ambientet e tij. Lajmi u konfirmua nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendimi synon të shmangë spekulimet në një moment kur vendi po përballet me një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit gjatë mandatit të tij.

Zelensky u shpreh mirënjohës për Yermakun, duke theksuar rolin e tij në negociata dhe pozicionin e pandryshuar patriotik. Presidenti paralajmëroi se nesër do të nisë konsultimet për emërimin e kreut të ri të Zyrës së Presidentit.

Dorëheqja vjen ndërkohë që hetimet po shtrihen ndaj figurave të larta të qeverisë. NABU ka akuzuar më herët tetë persona të përfshirë në një skemë korruptive të lidhur me kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom. Mes tyre, hetuesit identifikuan Timur Mindich, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Zelenskyt, si organizator kryesor të aferës. Mindich është larguar nga Ukraina dhe është shpallur në kërkim.

Skandali ka sjellë edhe shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko dhe Ministres së Energjisë Svitlana Hrynchuk, megjithëse ata nuk janë akuzuar zyrtarisht.

Sipas Ukrainska Pravda, Yermak dyshohet të ketë pasur rol në këtë skemë, dhe hetuesit thuhet se i referohen atij me pseudonimin “Ali Baba”. Prokurorë të posaçëm bëjnë me dije se ai dyshohet se ka ndikuar në presionet ndaj agjencive të zbatimit të ligjit për të goditur detektivët e NABU dhe prokurorët antikorrupsion.

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

Një burim nga organet e rendit ka pohuar për Kyiv Independent se një vilë luksoze pranë Kievit, e financuar përmes aferës së Energoatom, ishte planifikuar të përdorej pikërisht për Yermakun.

 

Etiketa: Andriy Yermakkorrupsionukraina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Milionat në lojë/ Besmir Beja i Doganave dhe hijet e korrupsionit

14:53 : 30/05/2026
AKTUALITET

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, korrupsioni ka kapur majat

20:33 : 29/05/2026
BOTA

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

12:08 : 29/05/2026
BOTA

Inteligjenca britanike: 500,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën

17:58 : 27/05/2026
Para

I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Elbasan 63-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom