• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“29 Nëndor, 81 vjet të pa-çliruar (nëmur) nga lufta mes vedit”!

13:28 : 28/11/2025
në BOLD BLOG

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Paraprakisht, dëshiroj t’ju bashkohem urimeve të mbarë-Shqiptarëve:‘‘Gëzuar 113 vjetorin e pavarësisë si dhe 81 vjetorin e çlirimit nga nazi-fashistët”.  Ndërsa përtej luftës turpëruese për datën, përsëris: “përuljen” për martirët e flijuar në shekuj për pavarësinë dhe çlirimin nga okupatorët, si dhe “nderimin” për luftëtarë e një gjenerate patriotësh që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine j’u bashkuan fitimtarëve të koalicionit anti-fashist në Luftën e II–të botërore.

Fatëkeqësisht, për 47 vjet (1944 – 1991) ndasitë biografike prodhuan pasoja makabre mbi shqiptarët, ndërsa mbetet shumë e shëmtuar edhe përleshja politike për datën e çlirimit nga nazifashistët (28 apo 29 Nëntor)!

Pyetja mbetet fare e thjeshtë: “për axhendën/interesat e kujt (?) çdo fund nëntori riciklohet kjo luftë meskinësh”? Edhe përgjigja është e sigurt: “përleshjet, përfshi kurorat/rutinën bollshevike në varrezat e dëshmorëve për datën e çlirimit”, nuk i’u kanë shërbyer shqiptarëve dhe interesave kombëtare.

Ndërsa 33 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist është provuar për këdo (përjashto të sëmurët fatëkeq) që: “beteja si e stalingradit për datën e çlirimit nga nazi-fashistët, nuk ka të bëjë fare me nderimin e gjakut të dëshmorëve dhe as me sakrificat e Shqiptarëve”!

Lexo edhe:

Mbreti Charles III i uron Kosovës 18-vjetorin e Pavarësisë: Të ruhet miqësia mes dy vendeve

Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t!

Në të kundërt, ky teatër i neveritur, j’u ka shërbyer vetëm interesave të një sekti-politikanësh me kullaro demokratike, ose siç i quan i ndjeri Arben Duka: “kopeje e hajdutëve, gjysma ngjyrë Blu, gjysma e Kuqe”, të cilët për 33 vjet, mbasi hipotekuan Partitë, i’u vodhën Shqiptarëve votat, pronat si dhe ardhmërinë Euroatlantike, përpiqen të ushqyer ushtrinë e militanteve të verbër, me vetëm një qëllim: “për ta mbajtur apo marrë me çdo çmim pushtetin”!

Ndaj e përsëris, aq sa i merituar nderimi që mbart kjo ngjarje, po aq turpëruese mbetet beteja mes të gjallëve: “kryesisht për pronarët partive, shtetarët kusarë dhe sekserëve rrotull tyre”. Kjo në fakt, ngjet si mallkim, ose siç mënçurisht e definon i mirënjohuri Besnik Mustafai: “në mëni (për të luftuar) mes njëni tjetrin”!

Së dyti, në vijim gjeni një “paketë me 5 të vërteta të gjithëpranuara”, të cilat shpresoj shumë që përtej ndasive staliniste t’i përbashkojnë shqiptartët rreth datës së çlirimit nga nazifashitët:

E vërteta nr. 1: përtej delireve bollshevike për orën dhe numurin e këpucëve të nazistit që u largua i fundit nga Hani i Hotit: “çlirimi i R.Sh nga nazi-fashistët mbetet një ngjarje e lavdishme në historinë kombëtare”, pasi përpos të tjerave “Shqipëria e vogël, u rreshtua në koalicionin e madh të fitimtarëve”.

E vërteta nr.2: Zgjimi i vetëdijes kombëtare mbi ekzagjerimet Enveriste të LANÇ, çka do të shërbente edhe si falje/pendesë për vrasjet barbare si dhe burgosjet vetëm kundërshtarëve politik të pushtetit por edhe mijra bashkëluftëtarëve.

A nuk do të ishte shumë cinike të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para antifashistes Mysine Kokalarit, elitave kombetare si dhe mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, pasurinë dhe gjithçka për çlirimin dhe orientimin perëndimor; por u vranë dhe persekutuan edhe me brutalisht nga regjimi komunist i pas Nëntorit 1944-1991 ?! Pa pranuar këtë të vërtetë, pa kërkuar falje shtetërore si dhe pendesë njerëzore për mijëra krimet, burgosjet, internimet, etj, pajtimi kombëtar “mes vedit ose shoshoqit” jo vetëm për datën e çlirimit nga nazi-fashistet do vijojë të mbetet mision i i pamundur.

E vërteta nr. 3: vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetë-përcaktojnë fatet gjeopolitike! Si e tillë, edhe çlirimi nga nazi-fashistët dhe rreshtimi në kampin lindor: “as i mitizon, as i shfajëson aktorët politik të kohës”. Kështuqë përtej patriotëve sarahosh, do duhet të pranohet urtësisht që kontributi i Shqipërisë ishte modest në fitoren e madhe të luftës së II-të botërore, pasi gjithësesi  Shqipëria do ishte çliruar “jo më vonë se 8 Maji 1945”, apo Jo ?!

E vërteta nr. 4: bazuar në arkivat shtetërore, deri në 1947, 28 nëntori është festuar zyrtarisht edhe si datë e çlirimit nga nazifashistët. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Enver Hoxha, citoj: “28 Nëntori, dita e flamurit u bë dy herë e shenjtë …”! Kështu duke e njehësuar me festën e çlirimit të Federatës Jugosllavisë, 29 nëndori mbetet edhe si një provë e vasalitetit kriminal të diktatorit Hoxha ndaj Marshallit Tito.

E vërteta nr.5:  mbas viteve 1990, në shumicën e vendeve të sunduara nga “stalininizmi”, u aplikua dënimi për krime kundër njërëzimit ndaj “udhëheqësve suprem, anëtarëve të Byrosë Politike, Sigurimit të Shtetit etj”. Ndërsa modeli qesharak i RSh duke dënuar “për kafe” aktorët/autorët e një ndërmarrje kriminale, ndërsa duke emeruar si funksionarë të lartë shtetërorë, deputet, ministra, ish-Hetues, Spiunë të regjimit kriminal, hajdut apo seksere pa emer dhe pa integritet: “mbetet gjithësesi një thik në shpinën e aspiratave demokratike, për të cilat u ngritën Shqipatarët e rraskapitur në 1991” !

Së treti, Duke mbajtur në konsideratë si themele të konsensusit gjithëpërfshirës, 5 gjetjet e mësipërme, si datë zyrtare e çlirimit të RSh do të ri-sugjeroja një nga 3 opsionet/datat në vijim:

“Opsioni pare”: data 28 Nëntor, pra bashkuar si vlera komplementare 2 ngjarjet madhore (pavarësinë dhe çlirimin nga zazi-fashistët)! “Opsioni dytë”: 17 Nëntor, çlirimi i Tiranës, pasi me definicionin: “data zyrtare e çlirimit, data kur në kryeqytet është ulur flamuri i pushtuesit dhe  ngritur flamuri kombëtar”! “Opsioni i tretë”: 8 Maj, ose bashkimi me fitoren e koalicion të fitimtarëve (8 Maj 1945), datë që e festojnë edhe +20 nga 32 vende të NATO-s.

Mbetem shpresëplotë se secila nga këto 3 opsione do ishte jo vetëm një zgjidhje e mënçur/munguar për 81 (48+33) vjet, por dhe do të shërbente si “ilaç për të mjekuar plagët e luftës kriminale të klasave” pasi do të mbillte kohezion kombëtar, konsensus të gjerë mes politikanëve të gjeneratës së Re si dhe do të kontribuonte për pajtim, pra jo vetëm rreth datës çlirimin nga nazifashistët!

Me kete rast, përsëris mirënjohjen për ushtarakët, punonjësit e policisë, emergjencave civile, si dhe kujdo të angazhuar, që sakrifikojnë për mbrojtjen e sovranitetit, për sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve; zhvillimin e interesave kombëtare si dhe promovimin e vlerave Euroatlantike.

Së fundmi, me duhet ta qartësoj edhe më fortë se sa gjetjet e këtij opinioni, si edhe në qindra produktet strategjike, nuk po bëj analistin e gjithëditur, as pronarin e të vërtetës shteruese, por duke u përulur shpresoj të kontribuojnë, qoftë modestisht, për të “zgjuar vetëdijen Kombëtare mbi të vërtetat, vlerat, kërcënimet dhe interesat që i përbashkojnë mbarë-Shqiptarët”!

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO,

Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,

Themelues i Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO.

Etiketa: Gjeneral Piro AhmetajPavarësiaPIRO AHMETAJ

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbreti Charles III i uron Kosovës 18-vjetorin e Pavarësisë: Të ruhet miqësia mes dy vendeve

22:42 : 16/02/2026
BOLD BLOG

Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t!

09:38 : 09/01/2026
RAJONI

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës

16:57 : 19/12/2025
AKTUALITET

Strategjia Trump, SHBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka!

09:52 : 17/12/2025
RAJONI

Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

13:59 : 01/12/2025
AKTUALITET

Gafa e deputetes së PS, ngatërron ditën e Çlirimit me të Pavarësisë (Video)

15:39 : 29/11/2025
Para

"Ti, nusja dhe nona jote jeni në përgjim”, si i dekonspironte operacionet oficeri i Antiterrorit: Infot bojnë lekë...

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom