Fermerët e Konispolit po përballen me dëme të mëdha pas motit të keq që ka goditur vendin, ndërsa ndihen të braktisur nga institucionet shtetërore.
Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfaq plantacionet e mandarinave të përmbytura, ku pemëtaria duket nën ujë në gjendje katastrofale.
Postimi i tij shoqërohet me dixhiturën: “Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti, të braktisur nga qeveria.”
Këtë sezon, eksporti drejt Bashkimit Europian është bllokuar për shkak të nivelit të lartë të pesticideve të raportuara në disa ngarkesa, çka ka bërë që mandarina e Konispolit të mbetet në pemë, pa u vjelur.
Bashkia jugore është prodhuesja më e madhe e mandarinës në vend, me 60,000 tonë që zakonisht eksportohen drejt Zvicrës, Kroacisë, Polonisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Por këtë vit, tregu i jashtëm është “i ngrirë” dhe klientët e huaj nuk po afrohen.
Fermerët e zonave të Xarrës dhe Mursisë deklarojnë se ndodhen në pikën më kritike të sezonit. Pavarësisht se prodhimi është cilësor, vjelja është ndalur, dhe tani moti i keq ka shkaktuar dëme shtesë.














