Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin dhe kamerierin e një lokali ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i basteve online.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet E. K., 32 vjeç, pronar i lokalit, dhe I. Sh., 32 vjeç, kamerier në të njëjtin subjekt.
Të dy akuzohen për organizimin e basteve të paligjshme në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, policia gjeti dhe sekuestroi dy telefonë, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.














