• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“A e dini kush jemi ne?” Si ndodhi përplasja në Elbasan, ku u arrestua për 48 orë Bujari i “Delta-s”

11:17 : 26/11/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një ndërhyrje e Policisë së Elbasanit për zbulimin e disa personave të armatosur në një lokal të qytetit, u sfumua për shkak të një incidenti mes prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka dhe avokatit Ulian Bajrami, gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit.

Ky episod, i cili u pasua me mbajten për shumë orë në dhomat e komisariatit të Elbasanit avokatin, shmangu tërësisht vëmendjen publike nga ngjarja, pra arrestimi i disa personave.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e gjykatës së Elbasanit mbi ngjarjen. Në grupin prej më shumë se 10 personave të arrestuar nga policia e qytetit ishte edhe një emër i njohur i zonës. Bujar Muça, i njohur ndryshe edhe si “Jari i Deltës”, për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me kompaninë e hidrosanitarëve “Delta Holding”, u arrestua për “moskallëzim krimi”.

Lexo edhe:

Me fenelina policie për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan, i gjendet armë në makinë

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

Në foto: Bujar Muça

Ai u lirua nga salla e gjyqit vetëm tre ditë pas arrestimit, pasi gjyqtarja Megi Strakosha caktoi masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, të njëjtën që kishte kërkuar edhe Prokuroria e Elbasanit.

Telefonata anonime

Në aktet që Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në gjykatë rezulton se, në 13 Tetor 2025, në sallën operative të policisë së qytetit mbërriti një telefonatë anonime, ku njoftonte praninë e disa personave të armatosur në një restorant, në afërsi të aksit rrugor Bradashesh-Metalurgji.

Në foto: Restoranti në Elbasan, ku u krye ndërhyrja policore

Sipas relacionit të përgatitur nga oficerët e Policisë Gjyqësore thuhet se: “Menjëherë është organizuar puna, duke u mbledhur dy grupe së bashku me pajisjet policore, për të bërë ndërhyrjen”.

Në ndihmë të forcave policore ka shkuar edhe një grup i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“A e dini kush jemi ne?”

Rreth orës 15:20 “kemi ndërhyrë në lokal, ku një grup operacional me trë punonjës ka hyrë nga pjesa e pasme e lokalit. Pjesa tjetër e grupit ka hyrë nga dera kryesore e lokalit. Në momentin e ndërhyrjes, në krahun e djathtë të hyrjes kryesore të lokalit, prane banakut, ishte një tavolinë me rreth dhjetë persona. U prezantuam si punonjës policie, duke qenë të veshur me jelekë me mbishkrimin “Policia ”, si edhe punonjësit e tjerë me uniformë, ku i kemi bërë të ditur se ndaj tyre do të ushtrohej një kontroll fizik. Disa nga këta shtetas na kanë komunikuar në momentin e parë të ndërhyrjes në lokal, duke na thënë: “A e dini me kë keni të bëni?”, “Do mbani përgjegjësi për veprimet që po bëni”.

Në vijim, oficerët e Policisë Gjyqësore referojnë se disa prej personave që gjendeshin në tavolinë kanë kundërshtuar me dhunë verbale efektivët blu. Gjatë kontrollit fizik të shtetasve që gjendeshin në tavolinë, Policia gjeti dy armë pa leje dhe një armë të tretë, e cila, pas veprimeve të mëtejshme proceduriale në Prokurori, rezultoi me leje.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës së Elbasanit

Në kuadër të operacionit, Policia e Elbasanit kreu arrestimin e Stefan Memelit, Akil Kërtushës dhe Endëri Doda, për “armëmbajtje pa leje”. Me këtë arsyetim u arrestua fillimisht edhe Ervin Cani, i cili provoi se armën e kishte me leje, si punonjës i një kompanie sigurie fizike.

Po ashtu, Policia arrestoi për “kundërshtim të forcave të rendit” shtetasit Hanson Mullahi, Maksim Suçi dhe Egi Çaushi.

Ndërkohë, për “moskallëzim krimi” u arrestuan në flagrancë Bujar Muça, J. Z. (i mitur), Arjan Doda, Jugers Mullahi, Blerim Heta, Taulant Zykollari dhe Ergys Tusha.

Masat në gjykatë

Në 17 Tetor 2025, Gjykata e Elbasanit dha masat e sigurimit për personat e arrestuar. Sipas vendimit të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se gjyqtarja Megi Strakosha caktoi 5 masa “arrest me burg”, një “arrest në shtëpi” dhe 7 masa “detyrim për paraqitje”, si vijon:

  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personin nën hetim Ergys Tusha, për një afat prej 60 ditë.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Hanson Mullahi.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Ervin Cani
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Tauland Zykollari,
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Stefan Memeli.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Akil Kërtusha.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Maksim Suçi.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Bujar Muça.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Egi Çaushi.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Blerim Heta.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Jugers Mullahi.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Arjan Doda,

13.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Endëri Doda, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

  1. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë për të miturin në konflikt me ligjin J.Z.
Etiketa: Bujar MuçaGjergj Cekapolicia e elbasanitUlian Bajrami“Delta Holding”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me fenelina policie për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan, i gjendet armë në makinë

12:01 : 25/02/2026
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

11:47 : 07/02/2026
AKTUALITET

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

21:49 : 09/01/2026
AKTUALITET

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri

16:30 : 09/01/2026
AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
Para

U dorëzuan pas 12 orësh "ngujim", një person i tretë ndihmoi Hamza Ukën dhe Julian Cumrakun. Dyshimet!

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş