Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak ku një vajzë 18-vjeçare, e cila sipas familjarëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, është përdhunuar nga një 44-vjeçar.
Denoncimi në polici është bërë nga familjarët ndërsa si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Shijakut.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale një shkop gome, mjet që përdoret nga strukturat e rendit, si dhe një armë gjahu, të cilën 44-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Ndaj të arrestuarit do të hetohet për veprat penale: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.














