Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion të madh kanabisi në Mas Ciurana, duke arrestuar një 31-vjeçar shqiptar për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike.
Operacioni policor, i zhvilluar më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, çoi agjentët në një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshinte një ndërtesë kryesore dhe dy struktura të braktisura.
Brenda ndërtesës kryesore u gjetën 408 bimë kanabisi të kultivuara me pajisje të sofistikuara për rritjen e tyre.
31-vjeçari, i kapur brenda shtëpisë, kishte lidhur plantacionin direkt me rrjetin elektrik pa autorizim, duke u akuzuar edhe për mashtrim me energjinë.














