Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në Tiranë është Marilen Jata.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në zonën e Institutit, ndërsa personi i plagosur rreth 40 vjeç u paraqit vetë në spital.
I plagosuri aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.”- njoftoi policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.














