Kryeministri Edi Rama, ka marrë në mbrojtje vartësen e tij Belinda Balluku pasi GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pashaportën.
Gjatë një konference të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos, Rama u shpreh ndër të tjera se sa të jetë ai nuk do ketë luftë me drejtësinë apo akuza ndaj Ballukut.
“Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri. Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës”,- u shpreh Rama.














