• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun, e ndalon të dalë jashtë vendit

11:14 : 20/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Vendimi është marrë sot nga, gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro. Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Ndërkohë përveç masave ndaj Ballukut, gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e saj, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilët janë lënë në “arrest shtëpie”.

Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli

Shkeljet me tenderin për Tunelin e Llogarasë

Më 31 tetor, SPAK mori të pandehur Ballukun për shkelje me tenderin 190 mln euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Bashkë me Ballukun, në këtë çështje janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë, Gentian Gjyli, ish-drejtori i ARRSH-së Evis Berberi, i cili është i arrestuar për një tjetër çështje, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. Të 5-të janë marrë të pandehur në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe u mbyll më 12 shkurt 2021. Por më 19 prill 2021 në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte anuluar, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e tenderit.

E njëjta garë u shpall 22 qershor 2021 për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Në tenderin i cili u mbyll më 28 korrik po të vitit 2021, u bënë 5 oferta, ku grupi i dy kompanive turke Intecar dhe Asl, u shpall fitues, me ofertë 170 mln euro plus TVSH.

SPAK dyshon se Balluku dhe Gjyli kanë kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi, pasi tenderi u anulua kur oferta më e ulët ishte 140 mln euro dhe u rihap pak muaj më pas dhe ju dha bashkimit të kompanive turke edhe pse kishin ofruar vlerë më të lartë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj më 31 tetor, në orën 15:00.”- njoftonte SPAK.

Si nisi hetimi?

Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, depozitoi një kallëzim penal kundër Belinda Ballukut për procedurat e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.

Në janar të këtij viti, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, lëshoi gjithashtu një seri akuzash për përfshirjen e Belinda Ballukut në “aferën e tunelit të Llogarasë”.

“Për projektin e tunelit. Kam qenë prezent. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë me 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë”, tha Ahmetaj, në një intervistë për “Çim Peka Live”.

Balluku u vonua rrugës për në SPAK

Belinda Balluku duhej të paraqitej para prokurorit të posaçëm të hënën e javës kur u bë fletëthirrja. Por, ajo kërkoi shtyrje të paraqitjes, me argumentin se në ditën dhe orën e caktuar nga Prokuroria, do të gjendej jashtë Shqipërisë, në një takim të planifikuar.

Lajmi që Balluku ishte ftuar të paraqitej në SPAK, e shoqëruar me avokat, u përhap gjerësisht në media. Balluku u mundua ta sfumonte këtë zhvillim, duke u shfaqur në një video nga një udhëtim me tren në Zvicër, ku njoftoi publikun se po shkonte në Bernë për të finalizuar një projekt bashkëpunimi për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me vendin helvetik.

Projekti i saj u prit me skepticizëm dhe ironi, si një ide futuristike dhe e parealizueshme, në kushtet kur Shqipëria nuk ka linjë funksionale hekurudhore brenda vendit.

Takimi i Zvicrës nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur Ballukun nga vizita në SPAK. Ajo u kthye për pak orë në Shqipëri dhe, të hënën që duhej të shkonte në Prokurori, udhëtoi drejt Bullgarisë.

Gjatë javës, Balluku u angazhua me prezantimin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu dhe Drejtorin e Transportit Rrugor, Kreshnik Hajdaraj.

Por, gjithësesi, Balluku u detyrua të paraqitej në SPAK, pasi në të kundërt do të detyrohej që të shkonte para prokurorëve e detyruar me forcë.

Motra avokate, presion apo shkak për konflikt?

Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën së bashku me avokaten Pamela Qirko, njëkohësisht motra e saj.

Qirko ka qenë kryetare e Komisionit të Vetingut dhe pjesë e trupës së rivlerësimit që konfirmoi në detyrë Dritan Prençin, prokurorin e çështjes së Belinda Ballukut.

Natyrisht, që motra mund të jetë njeriu më i besuar i Ballukut. Por, vendosja përballë e Pamela Qirkos me Dritan Prençin, për disa u konsiderua si formë presioni. Por, përballja mes tyre si avokat e prokuror mund të jetë edhe një tentativë e Ballukut për të larguar nga çështja në gjykim Dritan Prençin.

Në foto: Avokatja Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut

Nëse është menduar kështu, atëherë Balluku, me shumë mundësi, nuk do të arrijë qëllimin. Dritan Prençi është prokuror i çështjes që prej vitit 2024, ndërkohë që Pamela Qirko është caktuar si avokate në vitin 2025. Pra, në rast se ngrihet pretendimi për konflikt interesi, elementi kohë shkon në favor të atij që ka qenë më herët i përfshirë në çështje, prokurori Prençi.

Nga ana tjetër, raporti Prençi-Qirko nuk përfshihet në rastet që konsiderohen si “konflikt interesi” ose “papajtueshmëri në kryerjen e funksionit”. Kodi i Procedurës Penale njeh si “konfikt” vetëm rastet kur palët në procesin gjyqësor janë familjarë apo edhe në rreth më të gjerë, deri në krushqi. Dritan Prençi dhe Pamela Qirko nuk janë familjarë.

LEXO EDHE:

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

Etiketa: belinda ballukugjykata e posacme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Balluku kusht për integrimin, ja kur do të mbahet takimi ndërqeveritar në Bruksel

18:20 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kërkon akses në dosjen Balluku, GJK kalon në seancë plenare kërkesën e Agron Shehajt

17:36 : 21/05/2026
Para

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom